Deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i cili njihet për mbrojtjen e pushtetit, çoftë nevoja edhe fizikisht, nuk ka shpëtuar nga komentet negative të qytetarëve, të cilët kanë shpërthyer ndaj tij, shkruan Insajderi.
Pas publikimit të përgjimeve për skandalin “gruri”, në të cilën u përmenden disa zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Industrisë dhe Tregtisë, ka reaguar edhe Armend Muja.
“Ministria që është udhëhequr për shumë kohë nga NISMA, e cila si parti është njohur dhe e certifikuar për punësime partiake e familjare në administratë publike, po na paraqitet të jetë me plotë staf civil të ndershëm që po e mbrojtkan ligjin e shtetit, si puna e këtij Enver Hajrullahut – që në fakt na qenka një ish funksionar i NISMA-s, i cili nga asamblisti i NISMËS punësohet si Certifikues në MINT në kohën e PAN! Po si nuk e incizoi asnjëri prej tyre veten më herët kur ministria ia jepte kompanive private kontratën për kontrollin e naftës, në vend se Dogana e shtetit ta kryej atë shërbim!?”, kishte shkruar gjatë ditës Muja.
E pas këtij postimi të Mujës, qytetarët nuk kanë ngurruar aspak që ta ‘grijnë’ me komente.
“Sa pot pagujn me dal me rrejt me ta mjau mlu marren, Sen maj mir se ta sje, bile ti je kryerrenck”, i është drejtuar një komentues deputetit të VV-së.
“Qyp more Kolloshar”.
“Vallahi ty me lop me te que eshte hattalak, medet medet kon e kemi deuptet”.
“O ti munohu me hanger M** sa dush po ti kallxona ku eshte gruni/vaji”.
“Nga Qeveria e Shpreses, në qeverinë e SuperHajnave”.