×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sa prej premtimeve zgjedhore ka përmbushur kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni?

    Insajderi
    12 September 2022 - 09:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditën e djeshme, Instituti GAP publikoi shkallën e përmbushjes së premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e komunave në zgjedhjet e fundit lokale, ku u bë e ditur se vetëm 9% e premtimeve nga kryetarët e komunave janë përmbushur, derisa 6% janë gjysmë të përmbushura, 22% kanë filluar dhe 63% akoma nuk kanë filluar së përmbushuri, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sa prej premtimeve zgjedhore ka përmbushur kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni?

    Prej 109 premtimeve, Hyseni ka përfunduar 8 prej tyre ose 7%, ndërsa 7 të tjera janë gjysmë të përmbushura ose 6%. Në anën tjetër, Hyseni 17 ose 15% prej premtimeve që ka bërë ka filluar të punojë për to. Teksa, për 77 ose 70% të premtimeve nuk e ka filluar fare punën.

    Këtu mund t’i shihni të gjitha premtimet e Kryetarit të Gjilanit, i cili në zgjedhjet e vitit 2021 mori 51.03%, ose 21 mijë e 374 vota.

    Ndryshe, në kryeqytet prej 206 prej premtimeve në total, i pari i Prishtinës, Përparim Rama ka përmbushur vetëm 7 prej tyre, apo vetëm 3%. Derisa, 12, apo 5% janë premtime gjysmë të përmbushura, 38 apo 18% premtime të filluara dhe prej premtimeve që nuk kanë filluar janë 149, apo 72%.

    Siç njofton Instituti GAP, vetëm 9% e premtimeve nga kryetarët e komunave janë përmbushur, derisa 6% janë gjysmë të përmbushura, 22% kanë filluar dhe 63% akoma nuk kanë filluar së përmbushuri, përcjell Gazeta Insajderi.

    Gjatë gjashtë mujorit të parë të mandatit katër vjeçar apo periudhës janar – qershor 2022, nga gjithsej 1.816 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, 167 premtime apo 9% janë përmbushur, 113 premtime apo 6% janë gjysëm të përmbushura, 392 premtime apo 22% kanë filluar dhe 1.144 premtime apo 63% akoma nuk kanë filluar së përmbushuri– thuhet në njoftimin e Institutit.

    Derisa, bëhet me dije se numri se në cilat fusha është më i madh numri i premtimeve të përmbushura

    Numri i premtimeve të përmbushura është shënuar në fushën e shërbimeve publike, bujqësisë, arsimit, kulturës dhe atë të sportit; ndërsa, numri më i vogël është në fushën e infrastrukturës, ekonomisë dhe urbanizmit.

    Instituti GAP, njofton se në cilat fusha është shënuar rënie në përmbushjen e premtimeve.

    Për dallim nga përditësimet e bëra në periudhën e njëjte të mandateve të kaluara, në këtë mandat është shënuar rënie e trendit në përmbushjen e premtimeve në fushën e infrastrukturës, ndërsa trend i përmirësuar vërehet në fushën e bujqësisë dhe atë kulturës.

    Derisa, GAP njofton edhe për premtimet me shkallë të larta të realizimit.

    Premtimet me shkallë të larta të realizimit janë premtimet që kanë të bëjnë me mirëmbajtje të rrugëve, objekteve dhe hapësirave publike, në subvencionim në fushën e bujqësisë dhe të arsimit, në heqjen ose ndryshimin e disa barrierave administrative, në publikimin e dokumenteve buxhetore dhe të prokurimit publik, në organizimin e panaireve dhe manifestimeve, në hartimin dhe miratimin e rregulloreve dhe vendimeve të premtuara si dhe në rritjen e përkrahjes për klubet sportive.

    Ndryshe, Instituti GAP bën monitorimin e realizimit të premtimeve në 27 komuna nga 38 komuna, ngase disa nga kryetarët aktual nuk kanë zhvilluar fushatë aktive zgjedhore. Komunat si Mamusha dhe dhjetë komunat e banuara me popullatë shumicë serbe, nuk kanë shpalosur ndonjë program zgjedhor dhe nuk kanë dhënë premtime konkrete.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark