Sa shpesh puthesh me partnerin/en? Zbuloni ç’tregon kjo për lidhjen tuaj! - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Sa shpesh puthesh me partnerin/en? Zbuloni ç’tregon kjo për lidhjen tuaj!

    Insajderi
    26 September 2021 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Puthja është një veprim i zakonshëm në shumë marrëdhënie seksuale dhe romantike, megjithatë pak kërkime kanë eksploruar sesi puthja ndikon tek to. Një zbulim i ri zbuloi se puthjet lidhen me orgazma më të qëndrueshme dhe frekuencë më të lartë seksuale për gratë.

    Sa shpesh e puthni partnerin tuaj? Çdo ditë? Një herë në javë? Pothuajse kurrë? A jeni puthur ju dhe partneri juaj herën e fundit që keni kryer marrëdhënie? Aspak, apo vetëm pak? Apo ndoshta shumë?

    Sipas hulumtimeve të reja, përgjigjja juaj për këto pyetje mund të jetë një mënyrë për të kuptuar se sa të kënaqur jeni seksualisht dhe në marrëdhënien tuaj në përgjithësi, shkruan Psychology Today.

    Studimi

    Në një studim të ri, të botuar kohët e fundit në Journal of Sex & Marital Therapy, studiuesit ishin të interesuar nëse dy lloje të puthjes 1) puthje specifike (p.sh., puthja që ndodhi gjatë marrëdhënies së fundit seksuale) dhe 2) puthje globale (domethënë, puthja që ndodh rëndom në një çift) mund të parashikojë nivelin e kënaqësisë seksuale dhe atë të marrëdhënieve të një çifti.

    Mostra e tyre përbëhej nga 878 pjesëmarrës (433 burra dhe 445 gra) të cilët ishin mbi moshën 18 vjeç dhe në marrëdhënie të paktën 2 vjet. Pjesa dërrmuese e pjesëmarrësve (75%) ishin të martuar, 16% ishin ekskluzivisht me dikë dhe 9% ishin të fejuar. Një shumicë e vogël (52.6%) e grave u identifikuan si ekskluzivisht heteroseksuale dhe shumica (62.5%) e burrave u identifikuan si ekskluzivisht heteroseksualë.

    Autorët u kërkuan pjesëmarrësve t’u përgjigjeshin pyetjeve të mëposhtme:

    – Gjatë përvojës suaj të fundit seksuale me partnerin, sa u puthët në buzë? Përgjigjet ishin nga 1 = “asnjë” deri në 5 = “disa herë”)

    – Gjatë vitit të kaluar, sa shpesh e keni puthur partnerin tuaj? Përgjigjet varionin nga 1 në 7, ku 1 = “kurrë” dhe 7 = “më shumë se një herë në ditë”.

    Autorët gjithashtu i bënë pjesëmarrësve pyetje në lidhje me:

    a) qëndrueshmërinë e orgazmës,
    b) frekuencën seksuale,
    c) kënaqësinë dhe pakënaqësinë seksuale, dhe
    d) kënaqësinë dhe pakënaqësinë në marrëdhënie.

    Ata kontrolluan statusin e marrëdhënies, racën, orientimin seksual, kohëzgjatjen e marrëdhënies dhe të ardhurat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark