Insajderi
Sport

Sa shumë mund, sakrifica, pengesa e vështirësi për të ardhur deri këtu, video emocionuese e motivuese për yjet e Kosovës

Insajderi
26 March 2026 - 10:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sa shumë mund, sakrifica, pengesa e vështirësi për të ardhur deri këtu, video emocionuese e motivuese për yjet e Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shumë breza të Kosovës kanë sakrifikuar për të ardhur deri këtu.

Mund, sakrificë, pengesa e vështirësi të shumta.

Ishte ky një rrugëtim i gjatë për të ardhur deri këtu ku jemi sot.

Dikur ishte veç një ëndërr e bukur, por Kosova sot është veç dy lojë larg kualifikimit historik në një Kampionat Botëror.

Andaj, Federata e Futbollit të Kosovës e ka publikuar një video motivuese për yjet e Kombëtares, duke ua kujtuar atyre të kaluarën para sfidës së sontme jetike ndaj Sllovakisë, në gjymëfinale të “play-off”-it të Botërorit.

“Një rrugëtim i gjatë, plot sakrifica… Jetën për liri, zemrën për Kosovë! Është koha juaj. Bashkë, të pathyeshëm, forca Dardanë!”, shkroi shtëpia e futbollit kosovar, duke ia përcjellë shkrimit një video plot emocione dhe motiv.

Sonte urojmë që të na bëjnë krenarë Dardanët tanë, të cilët s’kanë qenë kurrë më afër kualifikimit në Botëror. Forca Kosovë! 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark