“Sa të jem unë gjallë”, kështu përgjigjej dikur Anxhela Martini kur pyetej nëse e kishte burrin në burg - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Sa të jem unë gjallë”, kështu përgjigjej dikur Anxhela Martini kur pyetej nëse e kishte burrin në burg

    Insajderi
    10 August 2021 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e sotme në qendër të mediave rozë, ka qenë modelja shqiptare me famë botërore Anxhela Martini.

    Kjo pasi bashkëshorti i saj, biznesmeni rumun Dragos Savulescu u arrestua me një person tjetër në ishullin e famshëm të Mykonos.

    Ai ishte duke kaluar pushimet së bashku me Anxhelën, ku po shpenzonin shifra marramendëse në restorante dhe jahte.

    Por lajme për arrestimin e tij kanë qarkulluar prej kohësh në media, që nga viti 2019.

    Por çfarë thoshte atëherë Anxhela Martini për bashkëshortin e saj?

    E ftuar në programin argëtues ‘Klanfornia Show’ ajo u pyet:

    ”Është arrestuar apo jo bashkëshorti yt? Ndodhet apo jo në burg?”.

    Përgjigja e Anxhelës ishte e menjëhershme: Jo derisa të jem unë gjallë.Jo.

    Në fillim të vitit 2019 Dragoș Savulescu, u dënua me 5.5 vjet burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumanisë bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark