“Sa trishtuese”, Rita Ora reagon pas lajmit për vdekjen e Princit Philip - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Sa trishtuese”, Rita Ora reagon pas lajmit për vdekjen e Princit Philip

    Insajderi
    09 April 2021 - 17:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të premten është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, Princi Philip.

    “Me pikëllim të thellë Madhëria e saj Mbretëresha ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së tij Mbretërore, Princit Filip, Dukës së Edinburgut”, shkruhej në njoftimin e Familjes Mbretërore.

    Lidhur me vdekjen e tij kanë reaguar emra të shumtë nga fusha e politikës, artit e sportit.

    Këngëtarja shqiptare-britanike, Rita Ora, me të parë lajmin, nuk nguroi të shkruante në InstaStory një ngushëllim për princin tashmë të ndjerë.

    “Sa trishtuese, u prehsh në paqe Princi Philip”, shkroi artistja në një fotografi bardhë e zi të portretit të princit të ndjerë, që familja mbretërore e publikoi në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram.

    Rita përndryshe ndodhet në Sydney të Australisë, larg nga shtëpia e saj në Mbretërinë e Bashkuar, pasi do të jetë pjesë e sezonit të ri të “The Voice Australia”, si anëtare e jurisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark