Komuna e Deçanit njihet si bastion i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK). Në zgjedhjet e 6 tetorit, AAK-ja ishte në koalicion me Partinë Socialdemokrate, ku edhe arritën që të dalin të parët duke grumbulluar mbi 10 mijë vota në këtë komunë.
Mirëpo, sa i ndihmojë koalicioni kandidatëve të PSD-së në vota?
Nga lista të cilën e ka siguruar Indeksonline, kuptojmë që kandidatja më më së shumti vota në Deçan nga PSD është Natyra Kuçi me 1.731 vota, pas saj radhitet Dardan Molliqaj me 800 vota, Frashër Krasniqi me 280 vota, Shpend Ahmeti 247 vota, Visar Ymeri 198 vota dhe Fisnik Ismajli me 106 vota.