×
  • Sport
  • Sport

    Safeti ‘fundos’ edhe FK Kukësin – 16 lojtarë duan të largohen nga klubi

    Insajderi
    25 June 2023 - 16:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi siguroi mes shumë vështirësive qendrimin në Superligë, ekipi i Kukësit po përballet me një tjetër problem. Shumica e lojtarëve të ekipit kanë kërkuar largimin nga skuadra verilindore gjatë merkatos së verës. Prej datës 12 qershor, e deri më 17 qershor, FK Kukësi ka njoftuar largimin e 6 futbollistëve, mes tyre kapiteni i skuadrës Gjelbrim Taipi.

    Mungesa e pjesëmarrjes për tre vite radhazi në kupat e Europës dhe mungesa e investimeve, ka bërë që ekipi i Kukësit të jetë pa objektiva. Mirëpo pas videoskandalit të presidentit të klubit, njëherazi ish-kryebashkiaku Safet Gjici, duke se lojtarët kanë kërkuar që të shkëpusin kontratën me klubin verilindor.

    Frika se financat e presidentit Gjici do të preken dhe se imazhi i krijuar rëndon shumë, mendohet se ka çuar në një braktisje totale të ekipit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark