Salah i hatashëm, numra për Top të Artë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Salah i hatashëm, numra për Top të Artë

    Insajderi
    25 December 2024 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mohamed Salah është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme.

    Ylli egjiptian po e drejton me sukses Liverpoolin drejt kryesimit në kampionatin anglez dhe në fazën e ligës së Ligën e Kampionëve.

    32 vjeçari pati numra të frikshëm në 9 ndeshjet e fundit në Premierligë, shkruan Express.

    Ai shënoi gol dhe bëri asistim ndaj Chelseat, e shënoi nga një gol ndaj Arsenalit e Brightonit, shënoi gol dhe bëri asistim ndaj Aston Villës, i shënoi dy gola kundër Southamptonit, shënoi gol dhe bëri asistim ndaj Manchester Cityt, shënoi gol dhe bëri asistim edhe ndaj Newcastle Unitedit, bëri asistim kundër Fulhamit dhe i shënoi dy gola dhe i bëri dy asistime kundër Tottenhamit.

    Këta numra e kanë bërë ish-futbollistin e Baselit, Chelseat, Fiorentinës e Romës si sulmuesin më në formë në Evropë të momentit.

    Madje, shumëkush ka nisur ta konsiderojë atë si favoritin kryesor, tash për tash, për ta fituar Topin e Artë.

    Nëse vazhdon me ritëm të njëjtë nën drejtimin e trajnerit të ri, Arne Slot, s’ka dyshim se egjiptiani do ta fitojë çmimin më prestigjioz individual në futboll.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark