×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Sali Berisha ia kushton një postim arritjeve në TikTok – theu rekord me një ‘live’

    Insajderi
    06 November 2022 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka treguar të arriturat e tij në rrjetin tjetër social ‘Tik Tok’.

    Berisha thotë se për një orë ka marrë 286 mijë like dhe 61 mijë shikues gjatë bisedimit live që pati të shtunën.

    Ai poashtu bëri të ditur se kishte marrë rreth 3 mijë shpërndarje, edhe ky një rekord i tij.

    “Një përshendetje të përzemërt miqve të mi në TikTok. Dje ishte një ditë rekordi për ta. Gjatë bisedimit live dje ata me 286,600 likes, 61 900 shikues dhe rreth 3000 shpërndarje shënuan një rekord të ri në ndjekjen në afatin kohor prej 1 ore. sb”, ka shkruar Berisha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark