Avokat Spartak Ngjela i cili vazhdimisht është treguar mjaft i ashpër me PD-në për qëndrimin e saj lidhur me reformën në drejtësi, ka reaguar sërish sot pasi zyrtarisht opozita refuzoi propozimin e Nuland për kalimin me konsensus të reformës.
Përmes një shënimi në faqen e tij në Facebook, Ngjela e krahason ish-kryeministrin Berisha me ish-diktatorin jugosllav, Millosheviç, ndërsa i kujton atij se përgjjigjja amerikane pas refuzimit të kompromisit ka për të qenë më ashpër sesa bombardimi i Beogradit pas refuzimit të formulës së Rambujesë.
“Sali, je si Milosheviçi në Rambuje. Kujdes, se kjo është politikë amerikane”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, shkruan mediumi shqiptar, Mapo.
“Sali Berisha, sikurse Enver Hoxha në vitin 1946, kërkon të përjashtojë Shqipërinë nga partnershipi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po pse, shqiptarët janë të verbër? Po pse, Sali Berisha është në pushtet me ushtarët e tij dhe me bajonetat e Stalinit, si Enver Hoxha dhe?”./Insajderi.com