Sali Berisha krenohet sesi e kishte refuzuar kërkesën e SHBA-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sali Berisha krenohet sesi e kishte refuzuar kërkesën e SHBA-së

    Insajderi
    26 January 2017 - 22:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, përpos që ka “zbuluar” pretendimet e Serbisë për territore në Kosovë, duke thënë se përpos veriut të Mitrovicës, dëshiron ta marrë edhe Pejën, ka zbuluar edhe një refuzim që i kishte bërë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Para nja 5 vitesh më vjen një mesazh nga Departamenti i Shtetit, direkt nga Sekretarja e Shtetit dhe më kërkon a mund të bësh një deklaratë, për të mbështetur -ishin bisedimet të nesërmen në Bruksel. A mund të bësh një deklaratë më thotë? Jo i thashë, nuk e bëj. I thuaj sekretares se unë deklaratën do ta bëj pasi ata të vendosin se unë vetëm kështu i ndihmoj ata. Në qoftë se u bëj deklaratë përpara dhe shqiptarët shohin se ata janë si punë shkopi i Tiranës, ata zhvleftësohen, Beogradi merr revansh. Nuk e pata të lehtë, por i qëndrova parimit tim”, ka thënë Berisha në intervistë për “syri.net”

    Berisha ka folur edhe për trenin duke e quajtur përpjekje për aneksim të veriut.

    “Treni pa diskutim ishte përpjekje aneksioniste. Eci, eci aventurier. Nuk është vetëm atje”, ka thënë Berisha./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark