Në konferencën e mbajtur me gazetarët në këto momente ish- kryeministri, Sali Berisha akuzon dhe sulmon kryeministrin, Edi Rama duke e krahasuar atë me Enver Hoxhën.
“Në kongresin e PS-së u dëgjua që Rama të shpallte SPAK-un si “hanxhar të partisë”. Ju garantoj që një trajtim të tillë të institucionit të Prokurorisë nuk ja bënte as krye-xhelati i shqiptarëve, babai i tij shpirtëror Enver Hoxha
Ndërkaq ai gjithashtu tha se në Kuvendin e demokratëve kishin mundësi të dëgjonin teksa flitet për votën e lirë e shtyllat e programit të kësaj partie.
Kurse në Kuvendin e demokratëve ju patët rastin të flitet për liri për votën e lirë, patët rastin të njihnit shtyllat kryesore të programit të kësaj partie për ti dhënë fund narkoshtyetit në Shqipëri. Shteti ligjor si kushti i të gjitha kushteve për një shoqërti të lirë dhe për ekonomi tregu të lirë, për një siguri jete prone më të mirë. Ju dëgjuat zotimin solem për tu përballur me varfërinë dhe mjerimin , për ta nxjerrë shqipërinë në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet”, tha Berisha