Salih Mekaj dorëhiqet nga të gjitha pozitat publike – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Salih Mekaj dorëhiqet nga të gjitha pozitat publike

    Insajderi
    21 October 2016 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Salih Mekaj ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, i akuzuar për veprat penale shpërdorim i pozitës zyrtare dhe ushtrim i ndikimit, në shtator të këtij viti ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat publike.

    Mekaj që mbante pozitën e Kryetarit të Gjykatës së Apelit, falë një telefonate të kushëririt të Adem Grabovcit, që dëshmohet nga përgjimet e “Dosjes së Shefave”, ishte suspenduar vitin e kaluar nga kjo pozitë. Por, zyrtarisht dha dorëhqeje një muaj pas publikimit të përgjimeve.

    Lajmin për dorëheqjen e tij e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës Aishe Qorraj. Ajo tha se Mekaj, dorëheqjen e ka dorëzuar me datën 13 shtator.

    “Në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosoës të datës 13 shtator, Melaj ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga Pozita e Anëtarit të Këshillit Gjyqësor, nga ajo e Kryetarit të Gjykatës dhe Gjyqëtarit. Në të njëjtën mbledhje në mënyrë unanime është pranuar dorëhqeja e tij”, tha Qorraj. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark