Sami Kurteshi i VV'së shpall rinumërim, KQZ nuk deklarohet fare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Kurteshi i VV’së shpall rinumërim, KQZ nuk deklarohet fare

    Insajderi
    12 February 2025 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi ka njoftuar se KQZ ka filluar rinumërimin e të gjitha kutive të votimit në Qendrat Komunale të Numërimit.

    Ai ka pranuar se ka pasur gabime ‘teknike dhe të qëllimshme’ dhe si pasojë do të rinumërohet të gjitha votat më qëllim të identifikimit të parregullësimve.

    “Ky RINUMËRIM, një-për-një i çdo vote, është publik, transparent, i vëzhguar nga vëzhguesit vendorë e ndërkombëtarë. Të gjitha gabimet dhe lëshimet mund të identifikohen me lehtësi dhe të eliminohen”, shkruan Kurteshi në Facebook.

    Gazeta Insajdei ka kontaktuar zëdhënësin e KQZ’së, Valmir Elezi lidhur me këtë lajm, por ai nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

    Statusi i plotë i Sami Kurteshit:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark