Sami Lushtaku, megjithatë, është “kandidat” për kryetar të Skenderajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sami Lushtaku, megjithatë, është “kandidat” për kryetar të Skenderajt

    Insajderi
    18 September 2021 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sami Lushtaku, kryetar i degës së PDK’së në Skenderaj, ka figuruar në fotografinë e listës zgjedhore me të cilën do të garojë subjekti politik për zgjedhjet komunale më 17 tetor.

    Në listën zgjedhore të PDK’së, dega Skenderaj, të publikuar në llogarinë e tyre në rrjetin social ‘Facebook’, në fotografi është kandidati aktual i PDK’së për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, si dhe ish-kandidati i këtij subjekti politik për të njëjtën komunë, Sami Lushtaku.

    Lushtakut nuk iu është mundësuar të kandidojë, ndonëse ka qenë i përzgjedhuri i Kryesisë së PDK’së për Skenderajn.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka cilësuar si të pabazuar apelin e Sami Lushtakut për të kandiduar për kryetar komune, i cili më pas e ka çuar në instancën më të lartë gjyqësore, në Gjykatën Supreme.

    Supremja, më pas, ia vërtetoi dënimin ish-kryetarit të Skenderajt, duke ia pamundësuar garimin në zgjedhjet lokale të këtij viti.

    Kandidati aktual për kryetar të Skenderajt nga ana e PDK’së, i certifikuar nga KQZ, Fadil Nura.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark