Insajderi
Lajme

Sami Lushtaku: Nuk pranojmë që lufta e UÇK-së të barazohet me krimet e kriminelëve serbë

Insajderi
16 September 2026 - 21:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sami Lushtaku: Nuk pranojmë që lufta e UÇK-së të barazohet me krimet e kriminelëve serbë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale.

Ai tha se nuk pranojnë që lufta e UÇK-së të barazohet me krimet e kriminelëve serbë.

“Një aktgjykim i padrejtë, i turpshëm dhe absolutisht i papranueshëm për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin. UÇK bëri luftë të drejtë, çlirimtare dhe të domosdoshme për lirinë e popullit tonë.  Ne nuk pranojmë që lufta jonë çlirimtare të barazohet me krimet e kriminelëve serbë në Kosovë. Ne nuk pranojmë që historia e Kosovës të rishkruhet nëpërmjet padrejtësisë. E vërteta e luftës së pastër të UÇK-së do të jetojë përherë”, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark