Insajderi
Lajme

Sami Salihu i LDK’së pas takimit në Kalabri: Me qytetarët që e duan ndryshimin

Insajderi
26 May 2026 - 21:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sami Salihu i LDK’së pas takimit në Kalabri: Me qytetarët që e duan ndryshimin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Sami Salihu, me numër 54 në listën zgjedhore, ka zhvilluar një takim me qytetarë në Kalabri.

Në këtë bashkëbisedim me qytetarët, Salihu ka theksuar rëndësinë e ndryshimit dhe nevojën për një Kosovë që, sipas tij, punon më shumë për njerëzit e saj.

Ai ka thënë se takimet me qytetarë janë të rëndësishme për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe pritjet e tyre, si dhe për të ndërtuar një qasje më të drejtpërdrejtë në politikë.

“Në Kalabri, takim me qytetarët që e duan ndryshimin dhe një Kosovë që punon për njerëzit e saj. Më 7 qershor, bashkë”, ka thënë Salihu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark