Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot në Kuvendin e Kosovës e ka pasur një propozim për Qeverinë Kurti që lidhet me dialogun me Serbinë, shkruan Insajderi.
Haradinaj ka propozuar të mbahet një “samit disaditor në Amerikë”.
“Veprimi i katërt që duhet ta kërkojmë të gjithë së bashku është një samit, takim disaditor në Amerikë deri në përmbylljen e marrëveshjes finale Kosovë – Serbi, në këtë rast, mes kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit të Serbisë”, deklaroi Haradinaj.
Kreu i AAK-së ka thënë se hapi i parë duhet të jetë shtyrja e vendimit për targa deri në marrëveshjen me Serbinë.
Një dialog intensiv i Qeverisë me opozitën, është po ashtu i nevojshëm, potencoi Haradinaj.