Insajderi
Insajderi

Arben Gashit i pengon zëri i Albulena Haxhiut: Mos bëj zhurmë ministre

Insajderi
10 November 2022 - 10:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Arben Gashit i pengon zëri i Albulena Haxhiut: Mos bëj zhurmë ministre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Arben Gashi gjatë fjalimit të tij në Kuvend i ka kërkuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut të mos bëj zhurmë.

“Mos bëj zhurmë mbrapa ministre. Nënkryetare e Kuvendit, krijo kushte që të mbahet seanca. Për gjuhën që po e përdor ministrja mbrapa kryesuesja e seancës duhet ta largonte nga salla”, ka thënë Gashi, përcjell Insajderi.

Tutje, ai ka vazhduar duke thënë se zhurma e pushtetarëve aktual do të jetë gjithmonë e ulët krah argumentit dhe përkushtimit të opozitës.

“Zhurma e juaj do të jetë gjithmonë më e ulët sesa argumenti dhe përkushtimi jonë për punë. Sado që të bëni zhurmë pak do jetë përballë argumentit. Mungesa e papërgjegjësisë po shkakton zhurmë”, ka theksuar Gashi. /Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark