Samsung fajëson baterinë e Note 7 për shpërthimin e telefonave - Insajderi
×
Teknologji

Samsung fajëson baterinë e Note 7 për shpërthimin e telefonave

Insajderi
23 January 2017 - 09:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania e telefonave Samsung ka bërë të ditur se bateria me gabime ka shkaktuar tejnxehje dhe shpërthimin e telefonave, Samsung Galaxy Note 7.

Samsung në një konferencë të mbajtur sot, tha se pas një hetimi të brendshëm është përcaktuar se “bateritë ishin shkak i incidenteve” të këtij tipi të telefonit, duke e theksuar dështimin në dizajn dhe prodhim.

Kompanisë deri tash ky gabim i ka kushtuar 5.3 miliardë dollarë, shkruan BBC, raporton Insajderi.

Ajo ka qenë e detyruar t’i tërheq 2.5 milionë telefona të tipit Galaxy Note 7, pas raporteve për nxehje të tepërt dhe përfshirjes në flakë. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark