Insajderi
Biznes

Samsung do të prodhojë 80 milionë ekrane për iPhone 8

Insajderi
09 June 2017 - 19:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjithashtu besohet se skaneri i shenjave të gishtërinjve do të jetë i integruar në ekran.

Samsung do të prodhojë 80 milion ekrane OLED për iPhone 8 deri në fund të vitit dhe si rezultat gjenerata e re e iPhone do të fillojë shitjet më vonë sesa zakonisht.

Sipas një raporti të DigiTimes i cili citon burime të besueshme në zinxhirin e furnizimit të Apple, Samsung dhe jo vetëm por disa prodhues të tjetër kanë filluar punën për prodhimin në masë të ekraneve për iPhone 8 dhe iPhone 7S.

Vetëm porositë e Apple do të zënë gjysmën e kapaciteteve të Samsung për të paktën gjashtë muajt e ardhshëm. Përpara fundit të vitit Apple synon të shesë të paktën 50 milion iPhone 8.

DigiTimes vazhdimisht ka publikuar informacione të sakta sa i përket zinxhirit furnizues të Apple. Parashikohet se iPhone 8 do të ketë ekran OLED pa skaje 5.1 inç. Gjithashtu besohet se skaneri i shenjave të gishtërinjve do të jetë i integruar në ekran. /PCWorld Albanian

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark