Influencuesja e njohur shqiptare, Sara Hxoha, njëherësh partnerja e reperit Ledri Vula, e ka kaluar pasditen e së martës në Prishtinë.
Ajo është parë në shëtitje te Rruga B në lagjen Mati 1 të kryeqytetit, ku kishte dalë për shëtitjen e fëmijën e saj.
E teksa në një moment u ndal me makinen e saj, Sara parkoi në një vend të gabuar.
Ajo e la veturën mbi vijat e këmbësorëve, dhe policët e rendit iu afruan dhe e gjobitën për veprimin e bërë.
Megjithëse ishte paralajmëruar nga kalimtarët e rastit që të mos parkonte aty, Hoxha kishte rrezikuar për pak çaste – gjë e cila i kushtoi me një gjobë nga Policia e Kosovës.
Telegrafi ka siguruar disa fotografi nga momenti ku shihen policët teksa shkruajnë dënimin për influencuesen e rrjeteve sociale.
Tentativat për një dakordim me policinë për t’i shpëtuar gjobitjes, duket të kenë qenë të kota.