Insajderi
Show

Sara Hoxha dhe Erik Fullani i japin fund lidhjes?

Insajderi
17 May 2026 - 21:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sara Hoxha dhe Erik Fullani i japin fund lidhjes?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Raporti mes Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit duket se ka përfunduar, pas më shumë se një viti gjatë të cilit u përfolën vazhdimisht për lidhjen e tyre romantike.

Dyshimet për ndarjen kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale, aty ku ndjekësit vunë re se dyshja nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në Instagram.

Përveç kësaj, ata kanë larguar edhe postimet apo gjurmët që i lidhnin me njëri-tjetrin.

Edhe pse marrëdhënia e tyre mori shumë vëmendje mediatike që në fillim, çifti kishte zgjedhur ta mbante jetën private larg syrit të publikut.

Ata rrallëherë shfaqeshin bashkë në publik dhe nuk bënë asnjëherë deklarata të hapura për raportin e tyre.

Në të njëjtën mënyrë diskrete, duket se po e menaxhojnë edhe fundin e lidhjes.

Deri tani, as Sara dhe as Erik Fullani nuk kanë reaguar ndaj lajmeve që po qarkullojnë për ndarjen e tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark