Insajderi
Showbiz

Sara Hoxha nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

Insajderi
01 July 2026 - 15:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sara Hoxha nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sara Hoxha festoi më 19 qershor ditëlindjen e saj të 34-të, një ditë që me sa duket ka qenë e mbushur me dhurata dhe surpriza të veçanta.

Së fundmi, ajo ka ndarë një imazh në InstaStory ku shihet ambienti i saj i shtëpisë i mbushur plot me buqeta të mëdha lulesh të ngjyrave të ndryshme, të rreshtuara poshtë televizorit.

Sipas burimeve për Prive By Liberta Spahiu, këto lule të shumta mbajnë firmën e partnerit të saj, Erik Fullani.

Përmbi fotos ku shihen lulet, Sara ka shkruar me humor: “Si të mbijetosh në 40 gradë? Po jua tregoj unë…”, duke treguar se e ka kaluar ditën e nxehtë brenda në shtëpi mes dhuratave.

Kjo dhuratë vjen si një konfirmim i bukur i rikthimit të tyre, pasi dyshja sapo kaloi një krizë disa javore me njëri-tjetrin, e cila u përfol gjatë në media.

Mirëpo pajtimi i tyre nuk kishte se si t’i ikte syrit të Prive By Liberta Spahiu.

Vetëm pak ditë më parë u vu re lëvizja e parë drejt paqes në rrjetet sociale, ku Sara dhe Eriku i rikthyen njëri-tjetrit ndjekjen (follow) në Instagram, duke dëshmuar se çdo keqkuptim tashmë i përket të kaluarës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark