Kohëve të fundit ka qenë një prej personazheve publike më të komentuar në faqet rozë.
Fjala është për partneren e reperit Ledri Vula, Sara Hoxhën, e cila po përflitet në vazhdimësi për postimet që ndan për ndjekësit në rrjete sociale.
Bukuroshja, e cila ndiqet nga mbi 200 mijë njerëz në Instagram, po vazhdon të sjell imazhe të ndryshme duke mos munguar as me postime nga përditshmëria.
Ditën e sotme (e mërkurë) ajo ka ndarë një imazh në bikini të realizuar në fillim të këtij viti.
“Filloi shumë mirë, janar 2020”, ka shkruar ajo.
Blogerja lë të nënkuptohet se ky vit nisi mirë, por që tashmë prej muajsh po përballemi me virusin vdekjeprurës COVID-19.
Sidoqoftë, Sara po ashtu është përfolur mjaft shumë edhe për periudhën e shtatzënisë, derisa është në pritje të një vajze me artistin shqiptar.