Sara i hyn biznesit, kjo është fusha në të cilën do debutojë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Sara i hyn biznesit, kjo është fusha në të cilën do debutojë

    Insajderi
    07 September 2021 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ishte vetëm çështje kohe.

    Sara Hoxha me popullaritetin që ka fituar nuk kishte si mos të niste një biznes.

    Ajo nga sipërmarrja dhe angazhimi i saj i ri ka zbuluar detaje për herë të parë sot.

    Në Instagram, aty ku e ka të përqendruar shumicën e aktivitetit të saj në rrjete sociale, Sara ka zbuluar se do bashkëpunojë me “SKosmetics”, linjën e blogeres Sara Karaj që prodhohet në Gjermani.

    Ndonëse nuk ka dashur të tregojë ende se në çfarë produkte kozmetike janë angazhuar konkretisht, puna ka nisur që disa muaj.

    “Kemi filluar punën që në maj në fakt për një gjë shumë të ngrohtë dhe që për mua është “must have” [diçka që duhet patur medoemos]. Do të zbuloni më shumë në muajt në vazhdim por finalja është në muajin tim të preferuar” – është shprehur Sara.

    Në rregull, e kuptuam që linja e bashkëpunimit del në dhjetor. Të tjera detaje, i presim në vazhdim!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark