Saranda Musliu, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputete, ka thënë se fryma e fitores po ndihet edhe në Gjermani.
Musliu me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se LDK’ja themeloi nëndegën e re me kryetar Ardian Karacën.
“Sonte, në Memmingen të Gjermanisë, shkruam një tjetër faqe suksesi për LDK-në. Në një proces zgjedhor demokratik dhe transparent, themeluam nëndegën e re duke zgjedhur kryetar Ardian Karacën dhe një kryesi të përkushtuar. Ky ekip i jashtëzakonshëm me gra dhe burra të rinj, të mbushur me energji dhe vizion, na frymëzoi që të ecim përpara, të pandalshëm, për të dhënë më të mirën për LDK-në dhe për Kosovën. Me unitet dhe përkushtim, drejt fitoreve të reja! Na priftë e mbara!”, ka shkruar ajo.