Insajderi
Lajme

Sazan Ibrahimi: Komunat e Kosovës po japin shembull: Rreth 70% e buxhetit për investime kapitale tashmë i kanë realizuar

Insajderi
22 October 2025 - 15:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sazan Ibrahimi: Komunat e Kosovës po japin shembull: Rreth 70% e buxhetit për investime kapitale tashmë i kanë realizuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka vlerësuar se komunat e vendit po dëshmojnë, përkushtim në menaxhimin e financave publike, për dallim nga niveli qendror.

Ibrahimi tha se komunat deri më tani kanë arritur të shpenzojnë rreth 70 për qind të buxhetit të tyre për investime kapitale, duke realizuar projekte konkrete si shkolla, çerdhe, rrugë dhe hapësira publike në shërbim të qytetarëve.

Sipas tij, ky nivel i lartë i realizimit dëshmon se, pavarësisht sfidave buxhetore dhe burokracisë, qeverisja lokale po punon çdo ditë për të përmbushur nevojat e qytetarëve.

Në anën tjetër, ai ka theksuar se ministritë dhe Zyra e Kryeministrit nuk kanë arritur t’i shpenzojnë as 40 për qind të buxhetit për investime kapitale, duke ngritur dyshime për planifikimin dhe menaxhimin e projekteve në nivel qendror.

“Ky kontrast tregon qartë një të vërtetë të thjeshtë: qytetari fiton më shumë kur vendimmarrja dhe mjetet financiare janë më afër tij. Komunat kanë dëshmuar se dinë ta përdorin buxhetin për të mirën e përditshme të njerëzve”, ka shkruar Ibrahimi.

Ai ka kërkuar që mjetet e pashpenzuara nga buxheti qendror të ridestinohen për të mbuluar pasojat financiare të kontratave kolektive në komuna, të cilat, sipas tij, po krijojnë barrë të madhe buxhetore dhe po rrezikojnë funksionimin normal të komunave dhe ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët.

“Më e rëndësishmja, pasiqë nivelit qendror çdo vit i teprojnë qindra miliona euro të pashpenzuara nga buxheti i investimeve kapitale, është e domosdoshme që këto mjete të ri-destinohen për të mbuluar pasojat financiare të kontratave kolektive në komuna. Këto kontrata kanë krijuar barrë të madhe buxhetore për qeverisjen lokale dhe pa mbështetje të nivelit qendror, rrezikohet funksionimi normal i shumë komunave dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarët”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark