×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Scholz, Macron, Meloni i dërgojnë letër Vuçiqit për takimin me Kurtin

    Insajderi
    25 February 2023 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Takimi i së hënës Kurti-Vuçiq ka marrë tashmë vëmendje madhore ndërkombëtare, ku tre krerët e shteteve më të mëdha evropiane, Gjermania, Italia, Franca i kanë nisur letër Presidentit të Serbisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Përmbajtjen e letrës Vuçiq se ka bërë ende të ditur, derisa kabineti i tij i ka thënë RTS-së se do ta publikojnë ditën e nesërme.

    Vetë ndërmjetësi i BE’së Miroslav Lajçak ka thënë se takimi i Nivelit te Larte ne Bruksel të hënën “do të ketë vëmendjen më të madhe ndërkombëtare në historinë e dialogut dhe të marrëdhënieve mes dy shteteve”.

    Lajçak, gjithashtu, është shprehur se në Konferencën e Sigurisë ne Mynih, Kurti dhe Vuçiq “kanë dëgjuar qartësisht se çfarë pritet nga ta të hënën” nga Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron.

    Kujtojmë se së fundi edhe tre top-këshilltarët për politikë të jashtme te Scholz-Macron-Meloni vizituan Prishtinën dhe Beogradin para disa javëve bashkërisht me Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar, në atë që u shënua si zbarkimi më i madh diplomatik në shtyrje para të një marrëveshje Kosovë-Serbi.

    Zyra e Kryeministrit të Kosovës deri më tash nuk ka njoftuar për pranimin e një letre nga treshja kryesore e BE’së./Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark