×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    S’dëgjohet fjala e Dimal Bashës, Qeveria Kurti pranon ta bëjë dinarin pjesë të dialogut

    Insajderi
    26 February 2024 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Këtë gjë e di edhe Lajçaku dhe Borelli, kështuqë nuk është temë që e trajton Kosova”. Kështu shprehej para hiç më larg se pesë ditësh deputeti zëlartë i Vetëvendosjes, Dimal Basha për çështjen e dinarit, kur pyetej lidhur me ftesën e BE’së për bisedim për çështjen e dinarit. Megjithatë, fjala e Bashës duket se s’do dëgjohet. Kosova pritet të dialogojë në Bruksel për çështjen e dinarit me Serbinë. Këtë e kanë konfirmuar nga BE’ja.

    Gazeta Insajderi

    Nga BE’ja kanë thënë se do të jetë i formatit të zakonshëm të dialogut. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka refuzuar ftesë, duke i hapur rrugë BQK’së. Sipas raportimeve të REL-it, pjesëmarrës në takim për herë të parë do të jetë një përfaqësues jo-politik. Guvernatori i BQK’së, Ahmet Ismaili, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në anën tjetër, në takimin që pritet të mbahet nesër (27 shkurt), Serbia do të përfaqësohet nga i përzgjedhuri i zakonshëm për dialogim të nivelit teknik me Kosovën, Petar Petkoviq.

    Kjo mund ta hatërojë pak deputetin Basha. Pasi që ai insistonte se dinari s’është valutë e Kosovës dhe s’ka çka dialogohet për të.

    “Dinari nuk është valutë e Republikës së Kosovës, këtë gjë e di edhe Lajçaku dhe Borelli, kështuqë nuk është temë që e trajton Kosova. Është paradoksale me thirrë BE për me debatu për dinarin kur vet BE e ka valutë euron”, deklaronte saktësisht Basha.

    Bislimi i bëri refuzim demonstrativ ftesës së BE’së, me të njëjtin argument. Se dinari nuk është çështje e dialogut.

    “Çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut, unë shkoj kur të diskutohet marrëveshja themelore, kështu që do të shohim kush mund të shkojë të flasë për çështjen e dinarit”, thoshte Bislimi.

    Zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të politikës së jashtme, Nabila Massrali, nuk saktësoi se kush do të marrë pjesë, por tha se takimi do të jetë “në formatin e zakonshëm të dialogut” dhe në të do të flitet për “gjetjen e zgjidhjeve”.

    Sipas BE-së, takimi do të nisë në mëngjes dhe do të ketë rrjedhën e njëjtë të takimeve në formatin e zakonshëm të dialogut.

    Kjo është hera e parë që Qeveria Kurti ia mundëson dikujt tjetër përveç kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit të marrë pjesë në dialog. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark