Insajderi
Insporti

“S’do të doja asgjë më shumë…”- Emocionon komentatori që do ta komentojë ndeshjen Kosovë-Turqi

Insajderi
31 March 2026 - 19:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“S’do të doja asgjë më shumë…”- Emocionon komentatori që do ta komentojë ndeshjen Kosovë-Turqi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komentatori Arben Berisha, i cili do ta komentojë ndeshjen Kosovë-Turqi, ka emocionuar me postmin e tij.

Berisha ka thënë se ka parë lojtarë si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo të ngrejnë trofe me kombëtaret e tyre, por s’do të donte asgjë më shumë sesa ta shihte Kosovën në Kupën e Botës, shkruan Insajderi.

“Kam komentu shumë finale të kampionateve botërore, finale të kampionateve evropiane, finale të ligës së kampioneve e shumë finale tjera, por asnjë në jetën time nuk e ka rëndësinë e finales së vendit tim”, ka shkruar ai.

“Kam parë me sy Messin e Ronaldon duke ngritur trofe me kombëtaret e tyre, por asgjë s’do të doja më shumë se sa ta shihja vendin tim në Kampionat botëror”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark