Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pyetur lidhur me bashkimin e ish-partneres së tij në qeverisje, Vjosa Osmanit, dhe Lumir Abdixhikut.
Kurti ka thënë se “iu dëshiron suksese” por se në fund vendos populli, shkruan Insajderi.
“Le të angazhohen, le të punojnë me çka dinë e munden dhe iu dëshiroj sukses. Duhet ta keni parasysh që për këtë gjë nuk vendos asnjë kryetar partie, asnjë pretendent për çfarëdo posti, por për këtë vendos populli. Pra, populli në zgjedhjet e 28 dhjetorit 51,1 për qind ia dha Lëvizjes Vetëvendosje. Ne ia afruam shumë pranë 500 mijë zemrave dhe vetëm shikoni rezultatin konkret. LVV 57 deputetë, ndërkaq LDK, PDK, AAK së bashku 43 deputetë”, deklaroi Kurti.
“Rrjedhimisht shikoni, njerëzit kanë dëshira, edhe kjo është normale, por nuk duhet me i ngatërru dëshirat me faktet”, ka thënë më tej ai. /Insajderi.org/