Komunës e Prishtinës së Prishtinës nuk i kanë mjaftuar as 170 ditë për ta ndërtuar rrugën me gjatësi 300 metërshe “Uran Ajeti” në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
Projekti për ndërtimin e kësaj rruge ishte nënshkruar më 31 datë dhjetor 2022, ndërsa punimet kishin filluar më 7 mars 2023, por edhe pas kësaj kohe rruga vazhdon të jetë e papërfunduar.
Në kohën kur kishin nisur punimet drejtori i Infrastrukturës, Krenar Xhaferi, kishte paralajmëruar se punimet do të jenë dinamike.
“Jemi duke vazhduar punimet në rrugët “Uran Ajeti” dhe “Ukshin Kovaçica”. Pavarësisht vështirësive lidhur me instalimet e shumëta nëntokësore, jemi duke punuar me dinamikë për realizimin e këtyre projekteve. Vazhdojmë hapërimin prej-projektit-në-projekt“, kishte shkruar ai më datë 3 prill të këtij viti, ku kishte publikuar edhe foto nga punimet.
Por nga ky postim më drejtori Xhaferi nuk ka dhënë ndonjë informacion rreth kësaj rruge.
Reporteri ka siguruar foto ku shihet se kjo rrugë ende nuk ka përfunduar, pra rruga është ende në zhavor dhe nuk është e asfaltuar.