13 ushtarë kanë humbur jetën dhe 48 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me bombë në Turqi.
Numri i viktimave është konfirmuar nga ushtria turke, njofton BBC.
Shpërthimi ndodhi në një autobus që po transportonte ushtarët. Një zëdhënës i ushtrisë ka thënë se përveç ushtarëve, mund të jenë lënduar edhe civilë.
Sulmi vije vetëm një javë pas 44 njerëz humbën jetën në një sulm në Stamboll nga militantët kurd./Insajderi.com