Presidentja në largim, Atifete Jahjaga, ka thënë se së shpejti pritet të fillojë punën një komision i pavarur me ekspertët ndërkombëtarë i cili do ta analizoj gjithë procesin e demarkacionit me Malin e Zi.
Kështu tha ajo në takimin e zhvilluar me kryetarit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
Siç njofton presidenca, ata biseduan rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës si dhe proceset e tjera që ndërlidhen me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.
Basha shprehu mirënjohje dhe mbështetje për punën dhe rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur Presidentja Jahjaga si faktor i unitetit në Kosovë, thuhet në komuniaktë.
Basha po qëndron në vizitë në Kosovë, ndërsa para se të takohej me Jahjgaën ka takuar edhe Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe ka bërë homazhe pranë varrit të ish-Presidentit Ibrahim Rugova./Insajderi