Insajderi
Lajme

Seanca e radhës për presidentin në ora 14:00

Insajderi
28 April 2026 - 11:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Seanca e radhës për presidentin në ora 14:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka dështuar të nisë votimi në orët e paradites për zgjedhjen e Presidentit të vendit.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar mbylljen e punimeve të pjesës së parë të seancës, duke caktuar një afat të ri.

Për shkak të mungesës së kuorumit dhe nevojës për koordinim të mëtutjeshëm, Haxhiu bëri të ditur se deputetët duhet të kthehen në sallë në orën 14:00 për të tentuar sërish votimin.

“Për t’i dhënë atyre mundësinë që të jenë të pranishëm në këtë seancë […] po e vazhdojmë këtë seancë në orën 14:00. Pra, shihemi në orën 14:00, tha ajo.

Ky shtyrje vjen në një kohë kur mazhoranca po përpiqet të sigurojë praninë e 80 deputetëve në sallë, kusht ky i domosdoshëm për t’i dhënë vlefshmëri procesit të zgjedhjes së Presidentit./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark