×
  • Lajme
  • Lajme

    Seanca ndaj Krivaqës nxit përplasje në mes të avokatit Sejdiu dhe Musa

    Insajderi
    24 May 2024 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca e rigjykimit të premten, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të akuzuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, nxiti përplasje në rrjete sociale mes Admir Salihut, avokatit të dikurshëm të Krivaqës dhe avokatit të tanishëm të tij, Skender Musës.

    Avokati Admir Salihu, e ka quajtur shpifës Musën duke thënë se ka sajuar deklaratën se Krivaça është frikësuar nga avokati i caktuar sipas detyrës zyrtare.

    “Avokati Musa me vetëdije të plotë ka shpifur kundër meje personalisht duke thënë të pavërteta, me qëllim që ta vej në lajthitje opinionin publik dhe familjen e të akuzuarit për ta denigruar familjen e viktimës. Deklarimi i tij se i akuzuari Krivaça është frikësuar nga avokati i caktuar sipas detyrës zyrtare duke menduar se është si prokurori, është deklarim i sajuar personalisht nga avokati Musa dhe në asnjë mënyrë nga i akuzuari”, tha ai në reagim.

    Tutje Salihu tha se e ka përmbushur detyrën e tij si avokat në rastin Krivaça.

    “Ky sajim i avokatit është për të ardhur keq, ndaj kjo shpifje cenon rënd dinjitetin njerëzor të avokatit në përgjithësi dhe mua personalisht, në veçanti i avokat, por edhe si kryetar i Degës Regjionale të Avokatëve të Ferizajt. Prandaj është e turpshme, jo profesionale, jo etike të krijosh insinuata për ta dëmtuar kolegun me shpifje dhe manipulim të publikut. Të gjitha të drejtat që i takojnë një të akuzuari, unë si avokat i kam përmbushur në rastin Krivaça, madje edhe seanca e rigjykimit, në të cilën ju shpifët është rezultat i angazhimit tim, ndaj është aprovuar ankesa nga Gjykata e Apelit”, përfundoi avokati.

    Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu janë deklaruar të pafajshëm për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.

    Këtë deklarim, dy të akuzuarit e bënë pasi që palët në procedurë hoqën dorë nga leximi i aktakuzës.

    “Nuk e pranoj fajësinë, nuk e pranoj aktakuzën e prokurorit”, tha Krivaqa. Njëjtë u deklarua edhe i akuzuari Sejdiu, i cili tha se “nuk e pranoj fajësinë”.

    Seanca e rigjykimit për këtë rast i vazhdoi me fjalën hyrëse të palëve në procedurë, për çka prokurori Valdet Avdiu, avokati palës së dëmtuar Gazmend Rexhepi mbetën në tërësi pranë fjalës hyrëse të dhënë më 26.10.2022.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark