Insajderi
Lajme

Seanca për presidentin vazhdon sot

Insajderi
28 April 2026 - 08:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Seanca për presidentin vazhdon sot
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot nga ora 10:00 në një seancë të jashtëzakonshme, pas dështimit të një dite më parë për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Seanca e së hënës përfundoi pa rezultat, pasi partitë opozitare nuk morën pjesë në votim, duke pamundësuar sigurimin e kuorumit të nevojshëm, proces të cilin e quajtën antikushtetuese.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy emra të rinj për kandidate për presidente, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Kujtojmë se sonte në mesnatë përfundon afati për zgjedhjen e shefit të shtetit. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark