Insajderi
Botë

Sekretari amerikan i Thesarit: Kina ka miratuar marrëveshjen e transferimit të TikTok

Insajderi
30 October 2025 - 18:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sekretari amerikan i Thesarit: Kina ka miratuar marrëveshjen e transferimit të TikTok
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kina ka miratuar një marrëveshje transferimi për aplikacionin e videove të shkurtra TikTok tek kompanitë amerikane. Kështu deklaroi pas takimit mes Trump dhe Xi Jinping, Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Besant.

Ai shtoi se pret që marrëveshja të ecë përpara në javët dhe muajt e ardhshëm pa hyrë në detaje të mëtejshme.

“Në Kuala Lumpur, ne finalizuam marrëveshjen e TikTok me kushtet që Kina miratoi, dhe pres që ajo të ecë përpara në javët dhe muajt e ardhshëm dhe më në fund do të shohim një zgjidhje për këtë”, i tha ai Fox Business Network.

Ministria e Tregtisë e Kinës po ashtu tha në një deklaratë se do t’i trajtonte në mënyrë të përshtatshme çështjet që lidhen me TikTok me Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark