Sekretari Amerikan i Shtetit kritikon ashpër Rusinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sekretari Amerikan i Shtetit kritikon ashpër Rusinë

    Insajderi
    09 April 2017 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Shtetit në SHBA, Rex Tillerson, të dielën i ka vënë fajin mosveprimit të Rusisë me ç’rast ka kontribuar në sulmin vdekjeprurës ndaj civilëve Sirianë javën e kaluar.

    Tillerson ka thënë se Moska ka dështuar në përmbushjen e marrëveshjes së vitit 2013 për të siguruar dhe shkatërruar armët kimike në Siri.

    “Unë mendoj që dështimi i vërtetë këtu ka qenë dështimi i Rusisë të i dalë zot angazhimeve nën marrëveshjen për armët kimike të cilat ishin bërë në vitin 2013”, Tillerson ka thënë për ABC, shkruan Reuters.

    “Dështimi në lidhje me sulmin e fundit dhe sulmit të fundit me armë kimike në masë të madhe është faji i dështimit nga ana e Rusisë të i përmbushë zotimet e saj në komunitetin ndërkombëtar”, ka shtuar ai.

    Tillerson pritet të shkojë në Moskë këtë javë për bisedimet me zyrtarët rusë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark