Sekretari gjerman i shtetit paralajmëron Serbinë për Kosovën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekretari gjerman i shtetit paralajmëron Serbinë për Kosovën

    Insajderi
    14 June 2016 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari gjerman i shtetit në ministrinë e Jashtme gjermane, Michale Roth, i ka bërë me dije Serbisë se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është faktor kyç i Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së.

    Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Deutsche Welle, Roth paralajmëroi Serbinë se e vetmja mundësi për shtetin serb të futet në BE është përmirësimi i marrëdhënieve në Ballkan.

    “Serbia e di se çelësi kryesor për progres të tyre në negociatat për tu inkuadruar në Bashkimin Evropian është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën”, deklaroi Roth, shkruan Insajderi.

    Ai komentoi edhe fitoren e kryeministrit aktual të Serbisë Aleksandar Vuçiq në zgjedhjet qendrore, duke thënë se fitorja e tij e legjitimon edhe njëherë tjetër atë.

    Vetëm disa javë më parë, Roth kishte thënë se zgjerimi i BE-së është në të mirën e Evropës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark