×
  • Sport
  • Sport

    Sekretari i UEFA-s e pranon se Kosova mund të luajë në kualifikime

    Insajderi
    04 March 2016 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rast se pranohet si anëtare e 55-të e UEFA-s, atëherë Kosova do të mund të përfshihet edhe në kualifikimet për Kupën e Botës 2018, që nisin në shtator të këtij viti.

    Ka qenë greku Theodore Theodoridis, i cili e ka konfirmuar sot një gjë të tillë në një konferencë për media në selinë e UEFA-s.

    Theodoridis tha se UEFA do të kërkojë në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, më 17 e 18 mars në Cyrih, për të përgatitur dokumentet për ta pranuar Kosovën si një anëtare të organizatës botërore. FIFA mban Kongresin e saj vjetor më 13 maj, në Mexico City.

    “Po, ata (Kosova) mund të luajnë në kualifikimet e Kupës së Botës 2018. Por, janë dy hapa që duhet kaluar”, ka theksuar Theodoridis, shkruan Tsn.ca duke aluduar në anëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA në Kongreset e muajit maj.

    Në fakt, Theodoridis sot u emërua përkohësisht sekretar i përgjithshëm i UEFA-s, në vend të Gianni Infantinos, i cili ditë më parë u zgjodh president i UEFA-s.

    Njëherësh Theodoridis do ta luajë edhe rolin e kreut të UEFA-s, duke pasur parasysh se Platini është pezulluar nga posti i presidentit dhe po pret një vendim të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.

    Theodoridis kishte vizituar vitin e kaluar Kosovën, ku ishte pritur nga Fadil Vokrri dhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark