Sekretari i jashtëm britanik nuk udhëton në Moskë për shkak të Sirisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sekretari i jashtëm britanik nuk udhëton në Moskë për shkak të Sirisë

    Insajderi
    08 April 2017 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson, thotë se e ka anuluar vizitën në Moskë, të paraparë për 10 prill, duke i cituar zhvillimet në Siri, ku një sulm i dyshuar me armatim kimik i ka nxitur Shtetet e Bashkuara, që të lansojnë sulme ajrore.

    “Zhvillimet në Siri e kanë ndryshuar situatën në mënyrë fundamentale”, tha Johnston në deklaratën e sotme.

    “Pritoritet imi tash është t’i vazhdoj kontaktet me Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët, para takimit të grupit G-7 më 10 – 11 prill, për të ndërtuar mbështejtje të koordinuar ndërkombtare për armëpushim në terren dhe për një proces të intensifikuar politik”, thuhet në deklaratën e zotit Johnson.

    “Është për keqardhje mbrojtja e vazhdueshme e Rusisë për regjimin e Assadit, bile edhe pas sulmit me armatim kimik kundër civilëve të pafajshëm”, tha Johnson.

    Vendet perëndimore e kanë fajësuar qeverinë e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, për sulmin ajror, me shpërndarje të asaj që duket se ishte gaz nervor helmues në qytetin, Kan Sheikoun, më 4 prill, duke i vrarë së paku 86 vetë.

    Shtetet e Bashkuara e sulmuan një bazë ajrore në Siri me dhjetëra raketa speciale që fluturojnë ulët, dje herët në mëngjes, në përgjigje të sulmit kimik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark