Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Pavarësisë.
Në urimin e Sekretarit Kerry thuhet se Kosova ka bërë avancim në drejt integrimit Euro-Atlantik.
“Ky përparim përfshin avancimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë, nënshkrimin e një marrëveshjeje për kufirin me Malin e Zi, sigurimin e një marrëveshjeje me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit dhe nënshkrimin e një Marrëveshjeje të Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian”, ka thënë Kerry.
“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë miqësinë e me të gjithë popullin e Kosovës dhe ju urojnë edhe një herë në këtë ditë të veçantë”, thuhet në urimin e Sekretarit Kerry bërë në emër të Presidentit amerikan Barack Obama dhe popullit amerikan./Insajderi