Sekretari i NATO-s kërkon nga Rusia tërheqjen e ushtarëve nga Ukraina – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Sekretari i NATO-s kërkon nga Rusia tërheqjen e ushtarëve nga Ukraina

    Insajderi
    10 July 2017 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se vendi i tij nuk do të synojë “menjëherë” anëtarësimin në NATO, por fillimisht do të përqendrohet në zbatimin e reformave.

    Poroshenko, duke folur në Kiev, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se qeveria e tij “do të ndërtojë një program të vërtetë reformash” për t’i përmbushur kërkesat për anëtarësim në NATO në të ardhmen.

    Stoltenberg, në anën tjetër, shprehu mbështetjen e NATO-s për Ukrainën dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut, që parashohin fundin e konfliktit midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

    “Marrëveshjet e Minskut mbeten rruga e vetme drejt paqes. Rusia duhet të tërheqë mijëra ushtarët e saj nga Ukraina dhe të ndalojë mbështetjen për militantët me komanda, kontroll dhe pajisje ushtarake”, tha Stoltenberg.

    Ai konfirmoi se vendet anëtare të NATO-s nuk e njohin aneksimin e rajonit ukrainas të Krimesë nga Rusia, në vitin 2014.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark