Sekretari i OKB-së alarmohet nga vrasjet e fëmijëve në Aleppo - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Sekretari i OKB-së alarmohet nga vrasjet e fëmijëve në Aleppo

    Insajderi
    13 December 2016 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon u shpreh i alarmuar për raportimet e mizorive që po kryhen ndaj civilëve në Aleppo të Sirisë.

    Përmes një deklarate të zëdhënësit të tij Stephane Dujarric, kreu në largim i OKB-së u bëri thirrje të gjitha palëve, veçanërisht qeverisë siriane dhe aleatëve të saj të mbrojnë civilët. Ndërsa theksoi se organizata e Kombeve të Bashkuara nuk është në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur raportet  për vrasjen e civilëve përfshirë gra e fëmijë, Ban Ki-moon ka përcjellë shqetësimin e tij të madh dhe ka udhëzuar të dërguarin e tij të posaçëm në Siri të bisedojë me palët e përfshira.

    Më herët këshilltari i OKB-së për çështjet humanitare Jan Egeland tha se Siria dhe Rusia ishin përgjegjëse për çdo krim të kryer nga milicitë pro-qeveritare.

    Forcat e Bashar al Asadit të mbështetura nga Rusia po zhvillojnë një ofensive madhore në qytetin e Aleppos, për të çliruar zonat lindore nga rebelët.

    Këta të fundit kanë humbur 90 përqind të territorit që zotëronin. Dhjetëra mijëra persona janë të bllokuar mes bombardimeve. Edhe pse po bëhen përpjekje për hapjen e një korridori të sigurt për të garantuar largimin e civilëve, sipas zyrtarëve amerikanë, rusët po refuzojnë idenë e një pauze në luftime.

    Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër, të paktën 415 civilë dhe 364 rebelë ishin vrarë në zonat lindore që prej 15 nëntorit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark