Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka komentuar pohimet e administratës së presidentit Donald Trump, për shkurtimin e kontributit financiar të ShBA-së për agjencitë e OBK-së.
Sekretari Guterres është shprehur i shqetësuar me këto plane të presidentit Trump.
“Kjo me të vërtetë është arsye për shqetësim. Përveç kësaj, jemi të vendosur që me zyrtarët amerikanë të zhvillojmë lidhje të forta që në themelet e besimit të vazhdojmë me bashkëpunimin”, tha Guterres.
Ai theksoi se tashmë ka biseduar për këto çështje edhe me ambasadoren e ShBA-së pranë OKB-së.
“Shpresojmë se OKB-ja do të vazhdojë në rrugën e saj pa ndryshime dramatike”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.