Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri bëri bujë pak ditë më parë me rrëfimin e historisë së saj personale, pikërisht dhunës së dikurshme nga ish-i dashuri.
Me të vërtetë ajo s’përmendi emër, por ekzistojnë fakte të shkruara që fjala ishte për Krenar Çoçajn, i cili e akuzonte për një tradhti të mundshme me Ledri Vulën.
E duke treguar se sa ka vuajtur nga ajo histori, Dafina ka dëshmuar së fundi se tashmë ka hequr dorë nga “djemtë e këqij”, pasi të lumtur tashmë e bën një djalë i mirë, pikërisht Dj Geek. Me rastin e ditëlindjes së tij, Dafina postoi një foto nga pushimet me të, duke ia shprehur dashurinë publikisht në mënyrë pasionante, duke i shprehur: “Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Unë të dua shumë!”./panorama