×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekretet për presidentin

    Insajderi
    22 February 2016 - 08:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partnerët e koalicionit qeverisës po i bëjnë përgatitjet e fundit që Hashim Thaçi të zgjidhet këtë javë president. Jozyrtarisht përmendet dita e mërkurë (24 shkurti), dita kur Thaçi do të votohet në krye të shtetit, disa ditë para se partitë opozitare ta mbajnë protestën e paralajmëruar.

    Madje partnerët e koalicionit thonë se zgjedhja e Thaçit president pritet të ndodhë gjatë një seance solemne të Kuvendit të Kosovës, të cilën seancë partitë opozitare janë të vendosura që të mos e lejojnë që të zhvillohet.

    Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë për “Zërin” se ende nuk e di datën se kur do të votohet Thaçi për president të vendit, por nuk e ka mohuar se një gjë e tillë mund të ndodhë gjatë kësaj jave.

    “Mendoj se kur do të jetë dita, më shumë i takon Kryesisë së Kuvendit e cila mund të vendosë në përputhje me procedurat në fuqi se kur ta thërrasë seancën. Por në anën e partnerëve të koalicionit, PDK-së dhe LDK-së, dhe komuniteteve ekziston një qartësi e plotë që presidenti mund të zgjidhet brenda një kohe të shkurtë./Zëri.info

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark